Site icon Telegrafi

Zyrtare: Evertoni shkarkon trajnerin Koeman

Everton nuk ka startuar mirë këtë edicion në elitën e futbollit anglez Liga Premier.

Në nëntë takimet e para në kampionatin anglez, Everton nuk ka grumbulluar më shumë se tetë pikë dhe kjo është shumë pak.

Humbja e fundit 2-5 në shtëpi ndaj Arsenalit ka qenë ndeshja e fundit për trajnerin Ronald Koeman.

Holandezi është shkarkuar nga klubi bardh e kaltër të cilët e kanë falënderuar për punën që ka bërë.

Foto: Getty Images

Në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare, klubi anglez shpreh falënderim për trajnerin holandez.

“Falënderimet dhe mirënjohjen ndaj trajnerit Koeman, për shërbimet që i ka ofruar ekipit në 16 muajt e fundit”.

“The Toffees” renditen në vendin e 18 në Ligën Premier, teksa kanë fituar vetëm dy nga nëntë përballjet e deritanishme në sezonin e kampionatit anglez.

“Ende kam besim se mund ta ndryshojë këtë situatë të rëndë që po kalon ekipi”, deklaroi të dielën pas ndeshjes holandezi Koeman. /Telegrafi/

Exit mobile version