Telegrafi

Zyrtare: Evertoni shkarkon Marco Silvan

Marco Silva. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Humbja në derbi lokal ndaj Liverpoolit i ka kushtuar vendin e punës, trajnerit të Evertonit, Marco Silva.

Portugezi është shkarkuar zyrtarisht nga klubit për shkak të rezultateve të dobëta dhe pozicionit që Everton ka aktualisht në renditje teksa pas 15 javësh kampionat pozicionohet në vendin e 18-të me 14 pikë.

Për momentin drejtimin e Everton do ta marrë ish-sulmuesi i kësaj skuadre Duncan Ferguson i cili do ta drejtojë ekipin në ndeshjen e së shtunës ndaj Chelseat.

Marco Silva. (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images)

Klubi ndërkohë ka bërë me dije se po punon për të gjetur sa më shpejtë trajneri e ri.

Evertoni është një nga klubet që harxhon shuma të mëdha në transferime dhe ka një ekip jashtëzakonisht konkurrues me emra të njohur. /Telegrafi/