Site icon Telegrafi

Zyrtare: Evertoni e shkarkoi Sam Allardycen

LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 23: Sam Allardyce, Manager of Everton looks in prior to the Premier League match between Everton and Newcastle United at Goodison Park on April 23, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Everton ka shkarkuar nga posti i trajnerit Sam Allardycen.

Strategu anglez ka qëndruar vetëm gjashtë muaj në krye të klubit dhe u largua pas pakënaqësive të shumta të tifozëve.

Allardyce u soll në nëntorin e kaluar te Evertoni që ishte buzë rënies ndërsa përfundoi i teti në Ligën Premier.

Sam Allardyce (Getty Images)

“Në emër të kryetarit, bordit të drejtorëve dhe presidentit Farhad Moshiri, do të doja të falënderojmë Samin që ka bërë në Everton gjatë shtatë muajve të fundit”, thuhet në një deklaratë nga shefi ekzekutiv i ri i klubit Denise Barrett-Baxendale.

Marco Silva, ish-menaxheri i Watfordit, i cili ishte kontaktuar pas shkarkimit të Ronald Koemanit, besohet se do ta pasojë ish-trajnerin e kombëtare angleze.

Allardyce u emërua në krye të klubit pas një nisje të mjerë të sezonit nën drejtimin e Ronald Koemanit.

Ish-menaxheri i Anglisë filloi me një sërë rezultatesh premtuese, por problemet filluan të rriteshin pas Krishtlindjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version