Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ermir Lenjani nënshkruan me Schaffhausenin

Ermir Lenjani është përforcimi më i ri i Schaffhausenit, ekip që bën gara në kategorinë e dytë zvicerane.

Anëori Lenjani është prezantuar të mërkurën te Schaffhauseni nga Admir Mehmedi, i cili është drejtor sportiv i këtij ekipi.

34-vjeçari te Schaffhauseni është transferuar si lojtar i lirë dhe ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni, ndërsa në gjashtë muajt e fundit ishte pa klub, pasi i skadoi kontrata me Umraniyesporin.

Schaffhauseni është klubi i pestë për Lenjanin në Zvicër, pasi që më herët ka luajtur për Winterthurin, Grasshopperin, St Gallenin e Sionin.

Ai karrierë ka bërë edhe në Francë, ku ishte pjesë e Nantesit dhe Rennesit, ndërsa ka edhe 44 paraqitje dhe katër gola të shënuar me Shqipërinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ermir Lenjani

Lenjani do ta bartë fanellën me numrin 33 të Schaffhauseni, ekip që zë vendin e fundit në Challenge League. /Telegrafi/

Exit mobile version