Mbrojtësi Erdin Hashani është bërë me skuadër te re.
Ai e ka lënë Lirinë e Prizrenit për tu rikthyer te Drita e Gjilanit.
“Do të jap gjithmonë maksimumin për këtë emblemë, sepse Drita pas vetës i ka tifozët më të mirë në trojet tona e më gjerë”.
“Në Dritë do të qëndrojë gjatë, në këtë klub dua ta përfundoj karrierën time, sepse ndjejë dashuri për këtë klub të madhe me histori, kulturë e traditë, si dhe jam i lidhur shumë me tifozët e Dritës “Intelektualët”, theksoi Erdin Hashani pas arritjes së marrëveshjes.