Enis Zabërgjaa është transferuar te skuadra e Drenicës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari nga llogaria personale në Facebook, derisa e ka falënderuar klubin e Drenicës.
“Dua të ju informoj se që nga sot kam arritur marrëveshje me Klubin e Futbollit KF Drenica. Është kënaqësi dhe nder për mua të luaj për këtë klub dhe ta veshi fanellën kuq e zi. Falënderoj trajnerin Bekim Shotani dhe kryesinë e Drenicës për besimin ndaj meje”, ka shkruar Zabërgja në Facebook.
Zabërgja, vitin e kaluar ka shënuar 6 gola me Trepçën, derisa skuadra mitrovicase nuk arriti të mbetet në elitë.
Ndryshe, ky nuk do të jetë edhe përforcimi i fundit i drenicakëve që në ditët në vijim do të sjell edhe lojtar të ri. /Telegrafi/