Site icon Telegrafi

Zyrtare: Emir Sahiti te Hajduku deri në vitin 2025

Emir Sahiti ka zgjatur kontratën me Hajdukun deri në verën e vitit 2025. Anësori 22-vjeçar nënshkroi një kontratë të re katër-vjeçare me klubin e njohur kroat. 

Sahiti arriti në Hajduk në fillim të vitit 2018, ku ishte anëtar i rregullt i ish-ekipit të dytë të bardhezinjve.

Ai gjithashtu kishte bërë katër paraqitje zyrtare për ekipin e parë, dhe kaloi sezonin e kaluar në huazim në Sibenik.

Atje Sahiti shkëlqeu duket bërë 33 paraqitje zyrtare, ku shënoi shtatë gola me dha dy asistime.

“Është një ndjenjë e mirë të kthehesh në shtëpi në Hajduk. Jam i motivuar njëqind për qind dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin, jam shumë i lumtur. Një vit huazim në Sibenik ishte vërtet i mirë për mua. Luajta shumë ndeshje dhe u ktheva në formë”, ka thënë Sahiti pas nënshkrimit të kontratës.

Drejtori sportiv i klubit, Mindaugas Nikolicius, ka thënë se lojtari ka treguar përparim të madh në aspektin teknik, taktik dhe psikologjik, duke bërë që Hajduku ta kthejë dhe ta blindojë me kontratë të re. /Telegrafi/

Exit mobile version