Telegrafi

Zyrtare: Edin Terzic emërohet trajner i ri i Borussia Dortmund

Borussia Dortmund nuk ka humbur kohë për ta zëvendësuar trajnerin Marco Rose që e shkarkuan ditë më parë.

Gjiganti gjerman ka emëruar trajnerin e ri, i cili e njeh mjaftë mirë ekipin pasi ka punuar edhe më parë në Signal Iduna Park.

Edin Terzic është konfirmuar nga klubi si trajner i ri, duke nënshkruar edhe një kontratë tri vjeçare deri në verën e vitit 2025.

39-vjeçari kroat është pjesë e verdhezinjve që nga viti 2010 në post të ndryshme si skaut, ndihmës trajner në grupmosha e trajner i ekipit U16.

Terzic mori drejtimin e ekipit të parë të Dortmundit nga 13 dhjetori i vitit 2020 deri më 30 qershor të vitit 2021 ku fitoi edhe Kupën e Gjermanisë.

Ai së fundmi ka qenë drejtor teknik te Dortmund dhe tani i është besuar udhëheqja e ekipit të parë.

“Edin e njeh klubin tonë dhe një pjesë të madhe të ekipit. Ai e di se çfarë rregullimesh duam të bëjmë për t’u ofruar mbështetësve tanë futboll të suksesshëm përsëri”, tha për mediat anëtari i bordit Sebastian Kehl. /Telegrafi/