Edhe një futbollist shqiptar do të paraqitet në La Liga.
Pas Shkodran Mustafit, i cili po shkëlqen në fanellën e Valencias, tanimë edhe Riza Durmishi është transferuar në klubin e ligës elitare spanjolle.
Reprezentuesi danez ka kaluar me sukses testet mjekësore tek skuadra e Real Betis, transmeton Telegrafi.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve
Shuma e transferimit të mbrojtësit të krahut të majtë nuk është bërë e ditur, ndërsa te klubi spanjoll do të qëndroj deri në vitin 2021.
Ai ka pasur 84 paraqitje për Brondbyn ndërsa ka luajtur edhe kundër Shqipërisë me Danimarkën gjatë kualifikimeve për evropianin e futbollit, France 2016. /Telegrafi/