Telegrafi

Zyrtare: Drita zgjat bashkëpunimin me Ensar Huruglicën

Drita sot (e hëmë) përmes në njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Ensar Huruglicën për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Do të jemi së bashku edhe për një vit tjetër”, kishte shkruar shkurtimisht ekipi i Dritës në Facebook.

Huruglica është shpërblyer për paraqitjet e tij shumë të mira sezonin që lamë pas dhe tani do të mbetet pjesë e Dritës edhe për edicionin e ardhshëm të garave.

Huruglica ishte bërë pjesë e Dritës pas një aventure me klubin zviceran SC Kriens, ndërsa në total me klubin nga Gjilani ka bërë 27 paraqitje ku ka shënuar tre gola./Telegrafi/