Site icon Telegrafi

Zyrtare: Drita suspendon Ismet Munishi (Foto)

Menaxheri i skuadrës gjilanase, Ismet Munishi është suspenduar nga kryesia e Dritës pas video/skandalit të publikuar.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Dritës e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Munishi do të suspendohet deri në zbardhjen e këtij rasti.

“Suspendimin e trajnerit Ismet Munishi (Deri në zbardhjen e rastit në fjalë) ( Të gjithë të akuzuarit janë të pafajshëm deri sa institucionet vendosin ndryshe)”, shkruhet në deklaratë

Kryesia e klubit gjithashtu, kërkon nga Federata e Futbollit të Kosovës të ndryshohet treshja e gjyqtarëve për ndeshjen e nesërme Drita – Prishtina.

Reagim

Kryesia e Klubit “FC Drita” ka zhvilluar mbledhje të jashtëzakonshme ku pika kryesore e diskutimit ishte një video e publikuar në rrjetet sociale, ku i përfshirë është trajneri i skuadrës tonë Ismet Munishi.

Duke pasur parasysh reputacionin që ka klubi “Drita”, traditën e futbollit të kultivuar me sakrifica të mëdha nga njerëzit e qytetit të futbollit, mundin dhe investimet e shumë ta me dekada për t’a avansuar futbollin kosovarë, nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe pa kërkuar zbardhjen e rastit.

Duke i analizuar mirë rrethanat, Kryesia e Klubit merr vendim :

1 Suspendimin e trajnerit Ismet Munishi (Deri në zbardhjen e rastit në fjalë)
* ( Të gjithë të akuzuarit janë të pafajshëm deri sa institucionet vendosin ndryshe )

2. Kërkojmë urgjentisht nga Federata e Futbollit të Kosovës që të zëvëndësoj treshen e gjyqtarëve të planifikuar për referim në ndeshjen FC Drita vs FC Prishtina.

Të gjithë dashamirët e futbollit dhe përcjellësit e Superligës së Kosovës janë dëshmitar që gjyqtari në fjalë ka qenë i akuazuar disa herë për referim të dobët.

Të gjendur në rrethana të tilla kërkojmë urgjentisht zbardhjen e rastit dhe të gjithë akterët e përfshirë t’a marrin denimin e merituar.

Kryesia e Klubit “FC Drita” distancohet nga veprimet të cilat janë në kundërshtim me rregulloret e funksionimit të garave sportive në Kosovë.

Investimet e panumërta në klubin “FC Drita” shërbejnë për rritjen e cilësisë së futbollit, përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe kultivimin e futbollit për t’i mundësuar gjeneratave të reja të merren me futboll.

Ngjarjet e fundit në Superligën e Kosovës prishin imazhin, dëmtojnë rënd fubollin dhe demotivojnë investitorët që japin gjjthqka dhe nuk përfitojnë asgjë nga ky investim.
Është momenti i fundit që FFK-ja të veproj konkretisht në parandalimin e dukurive negative.

Nëse nuk merren masat e duhura, zhvillimi i kampionatit në këtë mënyrë nuk ka asnjë kuptim!

 

Exit mobile version