Telegrafi

Zyrtare: Drita rikthen Fidan Gërbeshin (Foto)

Drita ka vazhduar të përforcohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Gjilanasit sot kanë prezantuar mbrojtësin që ishte në sezonin e kaluar pjesë e Feronikelit.

Fidan Gërbeshi ka arritur marrëveshje njëvjeçare, njofton faqja zyrtare e Dritës, transmeton Telegrafi.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me njërin ndër qendërmbrojtësit më të mirë në Kosovë, Fidan Gërbeshi”, shkruan në njoftimin e skuadrës gjilanase.

“Gërbeshi dhe Limani pritet te jene tandem në qendrën tonë për këtë stinor”, thuhet më tutje në njoftimin e Dritës.

Theksojmëxse Drita pritet t’i bëjë edhe disa transferime tjera gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/