Drita ka prezantuar edhe përforcimin e dytë në afatin kalimtar të janarit.
Është Armend Kastrati që u rikthye nga Hajvalia.
Mesfushori i mirënjohur bëhet përforcimi i dytë i gjilanasve pas Qëndrim Sejdiut.
Ndryshe, Drita zë pozitën e dhjetë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare me 14 pikë. /Telegrafi/