Klubi i Dritës nga Gjilani ka konfirmuar transferimin e ri të këtij afati kalimtar.
Ai është mesfushori nga Baku, Amit Guluzade.
“Mesfushori gjatë karrierës kë luajtur për klube të ndryshme të Evropës dhe i bashkohet ekipit në fazë përgatitore këtë javë”, shkruan në një komunikatë nga klubi.
Marrëveshja mes klubit dhe lojtarit u arrit gajtë një takimi në Selanik të Greqisë, ku prezent ishin Fisnik Kërqeli në cilësinë e drejtorit sportiv dhe agjenti i lojtarit.
Drita kështu konfirmon pretendimet për titullin e kampionit, duke qenë një prej ekipeve më të përforcuara të këtji afati kalimtar dimëror.
Drita i ka 30 pikë në vendin e tretë, katër pikë më pak se sa lideri Llapi. /Telegrafi/