Telegrafi

Zyrtare: Drenica me trajner të ri (Foto)

Klubi i futbollit, Drenica, ka njoftuar se ka zgjedhur trajnerin e ri.

Afrim Jashari do të udhëheqë klubin në sezonin e ri 2016-17.

“Kryesia e KF Drenica sot ka zgjedhur Afrim Jasharin trajner të klubit ai do të udhëheqë skuadrën në edicionin e ri 2016-2017”, ka njoftuar klubi që siguroi mbijetesën përmes barazhit.

Jashari zëvendëson Fadil Ramën e larguar pas sezonit.