Pas shumë e shumë negociatash, Hysen Tahiri vazhdon të mbetet pjesë e Drenicës.
“Heroi” i ndeshjes së barazhit ndaj Dukagjinit ka gjetur gjuhë të përbashkët me klubin skenderajas dhe do të vazhdojë të kontribuojë aty edhe në edicionin e ri, pavarësisht shumë ofertave që kishte nga skuadra tjera të Superligës, shkruan Gazeta Sheshi.
Marrëveshjen me Drenicën e ka konfirmuar edhe Tahiri.
Ndryshe, klubi vazhdon negociatat edhe me Arbios Thaçin, për renovimin e marrëveshjes.
Ndërkohë, para dy ditësh, Drenica vazhdoi kontratat me lojtarët vendorë: Liridon Syla, Drilon Osmani, Kreshnik Uka, Armend Abazi dhe Liridon Behrami.
Ekipi ka regjistruar edhe katër përforcime, duke transferuar Burim Sadikun, Ismet Cakën, Altin Merlakun dhe Granit Avdylin.