Telegrafi

Zyrtare: Drenica nënshkruan me Flamur Mulecin

Flamur Muleci, ka firmosur kontratë me Drenicën për dy vitet e ardhshme.

Futbollisti në fjalë iu bashkua klubit drenicas që nga fillimi i përgatitjeve, por pritej kompletimi i dokumentacionit për të firmosur kontratën.

Tashmë, klubi ka përfunduar procedurat për regjistrimin e tij dhe sulmuesi ka firmosur kontratë dy vjeçare me klubin.

25 vjeçari që luan sulmues së fundmi u paraqit në Austri kurse tashmë është rikthyer në Kosovë, pikërisht te KF Drenica.

Ai u prezantua sot nga kryetarja Mihane Kodra – Bekteshi.

Drejtuesit e klubit drenicas janë duke bërë përpjekje maksimale në kompletimin e ekipit për pjesën e dytë të kampionatit. /Telegrafi/