Site icon Telegrafi

Zyrtare: Drenica nënshkruan me Behar Ramadanin nga Vllaznia e Shkodrës

Mesfushori defanziv Behar Ramadani, zyrtarisht është lojtar i ri i Drenicës, duke u bërë përforcimi i parë i kuqezinjve në këtë afat kalimtar.

Lojtari që së fundmi ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, ka nënshkruar për gjashtë muaj.

“Mesfushori defanziv Behar Ramadani, zyrtarisht është lojtar i FC Drenica! Ai sot në ambientet e klubit është prezantuar dhe i është bashkuar ekipit në stërvitje”.

“Ramadani luan në pozitën e mesfushorit dhe së fundmi ka qenë lojtar i Vllaznisë nga Shkodra”.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të këtij stinori, me mundësi vazhdimi.  Behar Ramadani është përforcimi i parë në këtë afat kalimtar, kurse klubi gjatë ditëve në vijim do të prezantoj edhe prurjet tjera!”, thuhet në faqen e klubit.

Drenica e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e nëntë me 19 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version