Site icon Telegrafi

Zyrtare: Dion Krasniqi ka nënshkruar me klubin e elitës suedeze Varbergs Bois

Sulmuesi i talentuar, Dion Krasniqi ka nënshkruar me klubin e elitës suedeze, Varbergs Bois.

Dion ka vetëm 19 vjet, ndërsa në sezonin e shkuar luajti te Lunds BK, ku gjatë sezonit të këtij viti pati 3 gola në 13 paraqitje.

Ai i bashkohet me Varbergs Bois menjëherë dhe kontrata e tij është për katër vite e gjysmë.

Krasniqi shprehet i lumtur me kontratën, ndërsa thotë se kjo është realizim i një ëndrre të fëmijërisë.

“Sigurisht që është ndjenjë fantastike dhe është një ëndërr fëmijërie që realizohet. Por nëse është puna e vështirë që më ka çuar këtu, është edhe më e vështirë që më pret dhe këtë e pres me padurim”, ka thënë Dioni./Telegrafi/

Exit mobile version