Kthimi i shumëpritur i tetë herë lojtarit të 20 më të mirë dhe katër herë fituesit të Major në organizatën e tij të mëparshme Astralis është tashmë zyrtar.
Nicolai “device” Reedtz është transferuar tek Astralis nga ekipi NiP, duke nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare, ka njoftuar organizata daneze, duke konfirmuar një sërë raportesh që lidhin snajperistin legjendar me këtë lëvizje.
Lojtari 27 vjeçar është kthyer në organizatën të cilën e kishte përfaqësuar më parë për më shumë se pesë vjet, ku ndihmoi në fitoren e katër turneve Major, 16 tituj të tjerë LAN dhe sezonin e parë të Intel Grand Slam.
Gjithashtu gjatë kohës sa device ishte pjesë e Astralis, ata mbajtën vendin e parë në renditjen botërore për më shumë se dy vjet.
HE'S HOME#VelkommenHjem pic.twitter.com/TXvuGShxIJ
— Astralis Counter-Strike (@AstralisCS) October 27, 2022
Device ishte jashtë aksionit për një kohë, pasi ishte në pushim mjekësor gjatë kohës kur ishte pjesë e ekipit NiP, duke përmendur probleme me shëndetin mendor si dhe arsyet personale.
Nicolai do të zëvendësojë Asger “Farlig” Jensen në listën e ekipit Astralis, duke e marrë përsipër rolin e snajperistit.
Pas ardhjes së device, ekipi Astralis tani mbanë këtë formacion:
Lukas “gla1ve” Rossander
Andreas “Xyp9x” Højsleth
Benjamin “blameF” Bremer
Nicolai “device” Reedtz
Mikkel “MistR” Thomsen (zëvendësues)
/Telegrafi/