Site icon Telegrafi

Zyrtare: De Rossi vazhdon kontratën me Romën

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, e ka zgjatur kontratën me klubin deri në vitin 2019.

Kapiteni tashmë i Romës, pas largimit të Francesco Tottit, do të luajë edhe dy vite te Roma.

Edhe De Rossi që këtë verë mbush 34 vite nuk është larguar asnjëherë nga klubi i fëmijërisë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Romës përmes faqes zyrtare.

Ai ka debutuar me Romën në vitin 2001 dhe që nga ajo kohë është në këtë skuadër. /Telegrafi/

Exit mobile version