Telegrafi

Zyrtare: De Rossi pensionohet nga futbolli

Damiele de Rossi ka konfirmuar zyrtarisht se po pensionohet nga futbolli.

36-vjeçari që në të kaluarën ishte pjesë e Romës dhe më pas kaloi te Boca Juniors, është pensionuar nga futbolli aktiv.

“Nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim, por që mendoj se duhet të kthehem te familja, Më mungon vajza ime. Kam marr vendim dhe është përfundimtar”, ka thënë italiani.

“Të gjithë tentuan të më bindin që të vazhdoja të luaja, por vendimin tashmë e kam marrë dhe dua të largohem”.

Lexo po ashtu Pas një karriere të suksesshme, De Rossi po pensionohet nga futbolli

“Ishte një eksperiencë e mirë edhe këtu te Boca, por gjithçka ka një fund dhe jam i lumtur për karrierën time”, ka shtuar më tej ai.

De Rossi në të gjithë karrierë e tij e kaloi te Roma, ndërsa vetëm gjysmë sezoni luajti për skuadrën argjentinase. /Telegrafi/