Site icon Telegrafi

Craig Shakespeare me shumë mundësi do të jetë trajneri i Leicesterit deri në fund të sezonit

Skuadra e Leicester Cityt ka emëruar menaxherin e ri dhe së shpejti do ta bën edhe zyrtarisht publike.

Sipas medieve të huaja, Craig Shakespeare do të vazhdojë të jetë në krye të kampionit aktual deri në fund të sezonit.

Leicesteri para disa dite shkarkoi italianin, Claudio Ranieri për shkak të rezultateve të dobëta, ndërsa në krye erdhi asistuesi Shakespeare.

SunSport” kupton se pronari i klubit ka biseduar me trajnerin anglez dhe tashmë është arritur marrëveshja me për të vazhduar deri në fund të sezonit.

Leicesteri gjendet në pozitën e 15-t me 27 pikë, ndërsa me trajnerin e ri ka arritur dy fitore të mëdha ndaj Liverpoolit dhe Hull Cityt

Exit mobile version