Mirsad Çollaku më nuk është pjesë e klubit prizrenas të futbollit, Liria.
Kryetari ka dhënë dorëheqje shkaku i angazhimeve të mëdha Këshillin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai me këtë rast ka falënderuar edhe të gjithë bashkëpunëtorët ndërsa ka treguar edhe sukseset e arritura deri më tani me klubin.
Gjithashtu në mënyrë unanime është votuar për kryetar të ri Qemajl Krasniqi, i cili deri më tani ka qenë nënkryetar i klubit.
Në mbledhje më pas u ndanë dhe detyrat për secilin, në prag të nisjes së stinorit pranveror, ku Liria pritet të ketë punë në të dyja frontet, në Kupë dhe kampionat.
Erxhan Dana, ka folur edhe për dy përforcime të reja që pritet të bashkohen me Lirinë, emrat e të cilëve,
do të dihen ditët në vijim.
Ndërkohë, Liria po stërvitet në Durrës, në kompleksin ‘Tropikal’. /Telegrafi/