Site icon Telegrafi

Zyrtare: CeRq largohet nga ekipi i CS:GO – Evil Geniuses

Tsvetelin “⁠CeRq⁠” Dimitrov është larguar nga ekipi amerikan Evil Geniuses pas tri vitesh në kontratë.

Evil Geniuses kanë njoftuar se Tsvetelin “⁠CeRq⁠” Dimitrov nuk është më pjesë e formacionit të tyre fillestar, duke konfirmuar raportet se snajperi bullgar është lënë jashtë listës së Evil Geniuses për BLAST Premier Spring Groups.

Dalja e 23-vjeçarit nga skuadra shënon fundin e pesë viteve në skuadrën e Amerikës së Veriut që fillimisht përfaqësoi NRG për dy vjet dhe më pas bëri transferimin te Evil Geniuses në shtator të 2019, ku kaloi tre vitet e ardhshme të karrierës së tij.

Ky ndryshim vjen pasi CeRq nuk kishte treguar paraqitje aq të mira kohëve të fundit.

Zëvendësimi i bullgarit në listën aktive është aktualisht i panjohur, me Evil Geniuses që thuhet se kanë regjistruar shtatë lojtarë për turneun e radhës BLAST Premier Spring Groups.

Ndërsa për fatin e CeRq nuk dihet ende nëse ka gjetur shtëpinë e tij të re.

Ky është formacioni i Evil Geniuses që pritet të garojë në turneun e radhës:

Vincent “⁠Brehze⁠” Cayonte

Timothy “⁠autimatic⁠” Ta

Sanzhar “⁠neaLaN⁠” Iskhakov

Jadan “⁠HexT⁠” Postma

Jerric “⁠wiz⁠” Jiang

Wesley “⁠viz⁠” Harris

Jeorge “⁠jeorgesnorts⁠” Endicott

/Telegrafi/

Exit mobile version