Telegrafi

Zyrtare: Cavani i bashkohet Valencias

Valencia ka konfirmuar transferimin e Edinson Cavanit.

Klubi spanjoll kishte disa javë që ishte në bisedime me përfaqësuesit e sulmuesit uruguaian, duke arritur më në fund marrëveshje.

Cavani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Valencian, duke iu bashkuar klubit si lojtar i lirë.

Kujtojmë se sulmuesi ishte pjesë e Manchester United, por u largua si i lirë në fund të kontratës së tij më 30 qershor.

Kështu, Cavani vendoi që t’i bashkohej Valencias, duke i ofruar skuadrës përvojën e tij të madhe. /Telegrafi/