Telegrafi

Zyrtare: Cassano pensionohet përfundimisht nga futbolli (Foto)

Ish-sulmuesi i Italisë, Antonio Cassano ka njoftuar për pensionin e tij nga futbolli profesionist për herë të dytë në hapësirën e një jave.

Cassano u transferua më herët këtë muaj te skuadra e Veronas, por pas vetëm tetë ditëve njoftimi pensionimin tij.

Lexo po ashtu Cassano pensionet vetëm tetë ditë pas kalimit te Verona

Megjithatë, po në atë ditë vetëm disa orë më vonë sulmuesi italian tërhoqi vendimin duke theksuar se do të vazhdoj të luaj.

Por, tani Cassano ka ardhur përsëri me vendim për pensionim, duke vendosur përfundimisht t’i varë këpucët në gozhdë në moshën 34-vjeçare.

Lexo po ashtu Pendohet Cassano, tërhiqet nga pensionimi: Dua të luaj!

“Pas mendimit dhe reflektimit, në fund vendosa: Antonio Cassano nuk do të luajë futboll më”.

“I kërkoj falje qytetit të Veronas, të gjithë tifozëve, presidentit Maurizio Setti, drejtorit sportiv Filippo Fusco dhe trajnerit, plus personelit mjekësor dhe teknik”.

“Për momentin, përparësia ime është që të jem me fëmijët dhe gruan time”, ka njoftuar Cassano. /Telegrafi/