Telegrafi

Zyrtare: Cancelo rinovon me Manchester Cityn

Foto: mancity.com

Manchester City ka njoftuar se ka rinovuar marrëveshjen me Joao Cancelon.

Pep Guardiola e sheh portugezin si lojtar jetik në strategjitë e tij dhe kështu vendosën të zgjasin bashkëpunimin.

Përmes një njoftimi në ueb faqen e tyre, Manchester City njoftoi se Cancelo ka vazhduar kontratën deri në vitin 2027.

“Manchester City është i kënaqur të konfirmojë se Joao Cancelo ka nënshkruar një rinovim të kontratës edhe për dy vjet”, thuhet fillimisht në komunikatë.

“Marrëveshja e re e 27-vjeçarit do të thotë se ai do të qëndrojë në Etihad Stadium deri në verën e vitit 2027, kohë në të cilën ai do të ketë kaluar tetë vjet në klub”.

“Cancelo ka qenë një zbulim që kur mbërriti në futbollin anglez, duke ripërcaktuar rolin e një mbrojtësi të krahut me një seri paraqitjesh të vazhdueshme të shkëlqyera sulmuese dhe ai thotë se është në vendin më të mirë për të arritur ambiciet e tij në karrierë”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/