Telegrafi

Zyrtare: Bundesliga zgjedh trajnerin dhe lojtarin e vitit (Foto)

Kampionati gjerman, Bundesliga, ka zgjedhur trajnerin dhe lojtarin më të mirë të vitit.

Sezoni që lamë pas në Bundesligën Gjermane ishte i hatashëm ku dolën në pah shumë akter të mëdhenj.

Lexo po ashtu Trajneri 29 vjeçar që ‘kushton’ 400 milionë euro, vlen sa Ronaldo, Bale, Pogba dhe Higuain (Foto)

Ndër ta ishte edhe trajneri i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann, i cili dërgoi skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve duke befasuar të gjithë.

Është pikërisht Nagelsmann, të cilit suksesi i tij i është vlerësuar dhe është zgjedhur si menaxheri i vitit në Bundesliga.

Lexo po ashtu Lamtumira e një legjende, Lahm luan ndeshjen e fundit me Bayernin – pensionohen edhe Alonso e Starke (Foto)

Ndërsa, lojtari më i mirë i vitit është zgjedhur legjenda gjermane e Bayern Munichut, Philipp Lahm, i cili në fund të sezonit u pensionua.

Vlen të theksohet se përkundër karrierës së tij fantastike për më shumë se 20 vite, kjo ishte vetëm hera e parë që Lahm zgjidhet lojtari i vitit në Bundesliga. /Telegrafi/