Telegrafi

Zyrtare: Bundesliga rishtyhet deri më 30 prill shkaku i coronavirusit

Federata e Futbollit të Gjermanisë ka njoftuar se Bundesliga dhe ligat e tjera nuk do të jenë aktive deri të paktën më 30 prill.

Coronavirusi ka bërë që pesë ligat evropiane të suspendohet dhe ende nuk dihet sigurt se kur mund të rikthehen në aksion.

Gjermania është ndër vendet më të prekura në Evropë, me 67 mijë njerëz të infektuar dhe 682 të vdekur, dhe kjo ka shtyrë Federatën e Futbollit të Gjermanisë që ta shtyjë rinisjen e kampionateve të paktën deri në maj.

Lexo po ashtu Kuizi i madh rreth Real Madridit: Testoni njohuritë tuaja për gjigantin spanjoll

Në një takim të UEFA-s gjatë këtij muaji u vendos që Kampionati Evropian i supozuar të zhvillohej këtë verë të shtyhet për verën e vitit 2021, në mënyrë që klubet të kenë kohë ta mbyllin sezoni 2019/20.

Pothuajse e gjithë bota është duke u përballur me virusin Covid-19, që ka bërë që të pezullohet pothuajse të gjitha evenimentet sportive në botë. Deri më tani janë infektuar mbi 800 mijë njerëz dhe kanë vdekur mbi 39 mijë. /Telegrafi/