Site icon Telegrafi

Zyrtare: Bruno Fernandes nënshkruan kontratë të re me Man Utd

Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e kontratës së re me yllin portugez, Bruno Fernandes.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford kanë bërë një hap para për të blinduar yllin e tyre portugez, Fernandes, i cili ishte lojtari më i mirë i tyre sezonin e fundit.

Unitedi ka konfirmuar se ka nënshkruar një kontratë të re dhe me kushte të përmirësuara me yllin portugez.

“Manchester United është i kënaqur të njoftojë se Bruno Fernandes ka nënshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2026, me opsionin e zgjatjes për një vit tjetër”, thuhet në njoftim.

Mesfushori portugez me tipare sulmuese ka kontribuar me 49 gola dhe 39 asistime në vetëm 117 ndeshje për Unitedin.

Djajtë e Kuq nuk kanë njoftuar për shifrat e kontratës, por portugezi thuhet se me kontratën e re do të rreth 290 mijë euro në javë. /Telegrafi/

Exit mobile version