Telegrafi

Zyrtare: Brighton & Hove Albion për herë të parë në Ligën Premier

Brighton është skuadra e parë që ka siguruar një vend në Ligën Premier.

Skuadra nga qyteti i Brighton dhe Hove ka shënuar fitore kundër Wigan Athelticut me rezultat 2:1, e cila gjë i ka sjell inkuadrimin për herë të parë në ligën elitare angleze.

Skuadra e themeluar në vitin 1910 ka pas edhe suksese të tjera, portë gjitha në nivelet më të ulëta, transmeton Telegrafi.

Stadiumi ka një kapacitet prej 30750 ulësesh ndërsa ka emrin Falmer Stadium.

Ekipi një ndër sukseset më të mëdha kishte finalen e FA Cup kundër Manchester Unitedit, të cilën e humbën pas dy ndeshjeve gjersa ka fituar kupën e Charity Shield.

Theksojmë se trajner i klubit është ish-futbollisti i Tottenham Hotspurs dhe West Ham Unitedit, Chris Hughton. /Telegrafi/