Sulmuesi anësor me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda zyrtarisht është futbollist i Brightonit në Ligën Premier.
Brightoni e zyrtarizoi mesfushorin me tipare sulmuese të mërkurën, duke e transferuar nga Mainzi i Bundesligës.
Gruda ka nënshkruar kontratë me skuadrën angleze deri në qershor të vitit 2028.]
“I don’t like to lose!” 😅 Head over to our YouTube channel to hear Brajan Gruda’s first interview at Albion! 📺🍿 pic.twitter.com/scZ856yMPB
— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) August 14, 2024
20-vjeçari debutoi me ekipin e parë të Mainzit në edicionin e kaluar, kur luajti në 28 ndeshje në Bundesligë, duke shënuar katër gola e duke dhuruar tri asistime.
Në Bundesligë, Gruda debutoi në vitin 2023 si 18-vjeçar kundër Borussia Dortmundit.
Ai ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë nga mosha 15-vjeçare, ku me U21 të Gjermanisë ka shtatë paraqitje.
We are pleased to announce the signing of Brajan Gruda from German club FSV Mainz, subject to work permit application and international clearance. 🤝
— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) August 14, 2024
Sipas mediave angleze transferimi i Grudës i ka kushtuar Brightonit rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/