Blerim Xhemaili është rikthyer në Zvicër, në klubin e tij të vjetër, ku edhe debutoi në futbollin profesionist, Zurich.
Xhemaili, që është paraqitur me Zvicrën në 69 ndeshje, u shpall kampion i Zvicrës, pikërisht me Zurichun në vitin 2006 dhe 2007, nën drejtimin e trajnerit Lucien Favre.
Futbollisti shqiptar në të kaluarën ka bërë karrierë edhe te Boltoni, Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa, Bologna dhe Motreal Impact.
“Hallo #FCZ – ich bi wieder da!” ?⚪️
Blerim Dzemaili kehrt zum FCZ zurück. Willkomme dihei, Blerim!#fczuerich #stadtclub @dzemaili86 pic.twitter.com/KskzYSs5pU
— FC Zürich (@fc_zuerich) December 18, 2020
Në këtë vit, ai kishte kontratë me Shenzhen FC, por për shkak të pandemisë, ai nuk e luajti asnjë ndeshje me klubin kinez.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer te FC Zurichu. Jam shumë i motivuar. Do ta bëj më të mirën për të sjellë eksperiencën time në ekip”, ka thënë futbollisti shqiptar.
Xhemaili është paraqitur tri herë në Kupa të Botës me Zvicrën, në vitin 2006, 2014 dhe 2018, ndërsa ka luajtur edhe në Kampionatin Evropian 2016.
✍️? Blerim Dzemaili kehrt zum #Stadtclub zurück und unterschreibt einen Vertrag bis 2022.
?? https://t.co/ySSvByFKBh#fcz #fczuerich pic.twitter.com/DBxNCRa5fM
— FC Zürich (@fc_zuerich) December 18, 2020
34-vjeçari ka nënshkruar kontratë me skuadrën e elitës zvicerane deri më 30 qershor të vitit 2022. /Telegrafi/