Telegrafi

Zyrtare: Besnik Hasi emërohet trajner i klubit belg

Klubi belg, KV Mechelen ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi.

Trajneri me prejardhje nga Gjakova i është kthyer punës rreth një viti e gjysmë, kur u shkarkua nga Al-Ahli i Arabisë Saudite.

Hasi ka vendosur të rikthehet në një kampionat që e njeh mirë, pasi ka nënshkruar kontratë me klubin belg, KV Mechelen.

“Besnik Hasi është trajneri i ri i KV Mechelen. Ish-trajneri i Anderlecht, Legia Varshavës dhe Olympiacos, ndër të tjera, nënshkruan kontratë me Malinëa deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim.

Gjatë komunikatës, klubi belg njoftoi tifozët se Hasi nuk është i huaj, sepse ai kaloi kohë në ligën belge nga viti 1994 deri në 2016 – me një sezon në 1860 në Mynih në mes – si lojtar, ndihmës trajner dhe trajner.

Pra, ai e njeh futbollin belg, një fakt i rëndësishëm. Në vitin 2014, ai fitoi titullin kombëtar dhe Superkupën si trajner i RSC Anderlecht. /Telegrafi/