Telegrafi

Zyrtare: Besa transferon Xhevdet Shabanin

Besa e bën transferimin më të madh në afatin kalimtar. Klubi pejan ka arritur marrëveshje me anësorin e Dritës, Xhevdet Shabani.

Ashtu siç i njoftoi gjatë ditës lexuesit e saj Gazetaolle.com, marrëveshja tashmë është arritur.

“Kemi arritur marrëveshje 1-vjeçare me Xhevdet Shabanin. Është një super lojtar i cili besoj qe do të na ndihmojë shumë në arritjen e objektivave”, deklaroi nënkryetari i Besës, Shkumbin Gashi për gazetën.