Telegrafi

Zyrtare: Berlusconi blen klubin italian Monza

Monza ka njoftuar se ish-pronari i Milanit, Silvio Berluskoni, ka përfunduar me sukses blerjen dhe marrjen në pronësi të klubit nga Serie C.

Blerja e Berluskonit vjen një ditë para 82 vjetorit të lindjes së tij.

Kjo blerje shënon fundin e javëve të tëra të spekulimeve në lidhje me këtë sagë.

Lexo po ashtu Berlusconi dhe Galliani planifikojnë ta blejnë klubin Monza

Kështu, Berlusconi ka blerë përfundimisht Monzan, ndërsa atij i është bashkuar ndihmësi i kamotshëm, Adriano Galliani.

“Fininvest SpA ka finalizuar sot blerjen e 100 për qind të klubit SS Monza 1912, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit italian.

“Mbledhja e aksionarëve gjithashtu miratoi emërimin e një Bordi të Drejtorëve të ri, të përbërë nga Nicola Colombo (Presidenti), Paolo Berlusconi, Adriano Galliani, Roberto Mazzo dhe Danilo Pellegrino”.

Lexo po ashtu Berlusconi: Herët apo vonë do ta blej Milanin përsëri

“Bordi gjithashtu emëroi Adriano Galliani si drejtor të përgjithshëm të klubit”, mbyllet njoftimi i Monzas.

Detaje tjera financiare nuk janë publikuar ende dhe pritet të bëhen më vonë gjatë ditës. /Telegrafi/