Site icon Telegrafi

Zyrtare: Beqiri largohet nga Ferizaj

Trajneri shkupjan Argjend Beqiri ka dhënë dorëheqje nga posti i tij te skuadra e Ferizajt.

I ardhur në dhjetor Beqiri nuk ka arritur të largojë Ferizajn nga zona e barazhit.

Largimi ka ardhur me marrëveshjen e të dyja palëve.

“Trajneri i skuadrës sonë Argjend Beqiri, sot ka lënë detyrën e trajnerit për shkak të rezultateve jo të mira që po kalon ekipi ynë në Vala Superliga e Kosovës në Futboll”.

“Kryesia jonë ka pranuar marrjen e vendimit nga Beqiri dhe jemi ndarë miqësisht, duke e falënderuar për punën e deritashme që ka bërë për klubin tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit në facebook.

Ferizaj është në vendin e nëntë me 23 pikë, tri më pak se Liria që gjendet në pozitën e tetë. /Telegrafi/

Exit mobile version