Telegrafi

Zyrtare: Bengalio nënshkruan me Monacon

Diego Benaglio ka nënshkruar me Monacon në Ligue 1 pas largimit nga Wolfsburgu.

Portieri zviceran që tani është 33-vjeç kishte mbetur pa kontratë me klubin nga Volkswagen Arena dhe ka vendosu që të kalojë te Monaco.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020 me skuadrën nga Ligue 1.

Ai për një vend në formacion duhet të konkurrojë me Danijel Subasicin dhe Morgan De Sanctis.

“Është krenari të bashkohem me AS Monacon, kampionët aktual të Francës”, ka thënë Benaglio.

Benaglio ka qenë më parë portieri i Grasshopper dhe Stuttgart. /Telegrafi/