Site icon Telegrafi

Zyrtare: Belgjika shkarkon trajnerin

Federata e Futbollit të Belgjikës përmes faqes zyrtare ka konfirmuar shkarkimin e Marc Wilmotsit nga posti i trajnerit të kombëtares.

“Federata ka arritur marrëveshje me Marc Wilmotsin për të përfunduar kontratën e tij, që ishte deri më 2018”, thuhet në konfirmimin e Federatës belge, transmeton Koha.net.

Wilmots e ka ngritur Belgjikën nga vendi i 54 në renditjen e FIFA-s, në vendin e parë. Belgjika nën drejtimin e tij ka shënuar 34 fitore nga 52 ndeshje të zhvilluara në katër vitet e fundit.

Exit mobile version