Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Galatasarayn për transferimin e sulmuesit të krahut, Beknaz Almazbekov.
19-vjeçari, hapat e parë i ka marrë në Ilbirs Bishkek, e më pas nga viti 2018 tek Galatasaray duke kaluar kategoritë e reja dhe duke pasur paraqitje shumë të mira për ekipin turk.
16 gola e 7 asistime ka realizuar për Galatasaray U19, prej ku edhe është transferuar tek ekipi ynë.
Almazbekov poashtu është edhe reprezentues i rregullt i Kombëtares së Kyrgyzstan nga mosha U16 e deri në ekipin e parë kombëtar.
Llapi ka kompletuar me kohë dokumentacionin për regjistrimin e tij dhe ai do jetë një forcë shtesë për ekipin në ndeshjet në vijim të kampionatit, menjëherë pas pushimit të Kombëtareve. /Telegrafi/