Telegrafi

Zyrtare: Bayerni blindon Neuerin dhe Ulreichin

Bayern Munichu ka blinduar zyrtarisht dyshen Manuel Neuer dhe Sven Ulreich.

Gjiganti Bavarezë këtë gjë e bëri përmes një komunikate, duke thënë se dy portierët do të vazhdojnë të jenë pjesë e tyre edhe për një sezon tjerr (2024/25).

“Kapiteni Manuel Neuer , 37 vjeç dhe Sven Ulreich, 35 vjeç, kanë qenë mbështetja e fortë e FC Bayern për shumë vite – dhe do të vazhdojë të jetë e tillë”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

Lexo po ashtu Në Gjermani kanë mbetur të shokuar nga puna e re e Oliver Kahn

“FC Bayern tani i ka zgjatur të dyja kontratat me nga një vit deri më 30 qershor 2025”.

Neuer sa është rikthyer nga lëndimi dhe vazhdon të jetë pika kryesore e ekipit, ndërsa Ulreich do të vazhdojë të jetë mbështetja e tij. /Telegrafi/