Site icon Telegrafi

Zyrtare: Bayern Munich shkarkon Kahnin dhe Salihamdizic

Bayern Munich ka shkarkuar zyrtarisht Oliver Kahnin dhe Hasan Salihamdizic nga pozitat drejtuese.

Dy drejtorët janë larguar nga Bavarezët, si shkak të keqmenaxhimit të këtij sezoni dhe mos arritjes së objektivave – në mesin e tyre Liga e Kampionëve.

“Oliver Kahn nuk është më drejtor ekzekutiv i FC Bayern München AG. Do të plotësohet edhe pozita e drejtorit sportiv Hasan Salihamdizic. Kështu vendosi bordi mbikëqyrës i kampionëve të rekordeve gjermane”.

Lexo po ashtu Në një fund dramatik, mbyllet sezoni i Bundesligas: Bayern Munich është kampion për të 11-ën herë me radhë

“Jan-Christian Dreesen , 55 vjeç, do të marrë detyrën nga Kahn. Pasardhësi i Hasan Salihamidžić ende është duke u shqyrtuar”, thuhet në komunikatën e Bavarezëve.

Kahn ishte drejtor ekzekutiv, ndërsa Salihamidzic si drejtor sportiv te 33 herë kampioni i Bundesligës. /Telegrafi/

Exit mobile version