Bayern Munich e ka “blinduar” talentin kanadez, me origjinë nga Gana, Alphonso Davies.
Drejtuesit e klubit dhe anësori i majtë kanë vendosur të zgjatin bashkëpunimin, edhe pse kontrata aktuale i përfundonte në vitin 2023.
Ish-lojtari i Vancuver Whitecaps ka nënshkruar marrëveshjen e re që e mban të lidhur me klubin bavarez deri në vitin 2025, por do të ketë rritje të ndjeshme page.
?️ @AlphonsoDavies, Karl-Heinz #Rummenigge, @OliverKahn and Hasan #Salihamidžić with their thoughts on Phonzie’s extension.#FCBayern #Davies2025 pic.twitter.com/otGe70PNrp
— FC Bayern English (@FCBayernEN) April 20, 2020
Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, për këtë marrëveshje deklaroi: “Alphonso është zhvilluar shumë te Bayerni dhe e ka fituar këtë zgjatje të kontratës me shfaqjet e tij mbresëlënëse”.
“Jemi të lumtur që ai do të mbetet te Bayerni për një kohë të gjatë. Ai ka fituar simpatinë e tifozët tanë jo vetëm me mënyrën se si ai luan, por edhe me sjelljen e tij jashtë fushës së blertë”.
Celebrating #Davies2025 with free printing on all @AlphonsoDavies jerseys ?
? https://t.co/QUqVpXEKTI#FCBayern #MiaSanMia
— FC Bayern English (@FCBayernEN) April 20, 2020
Vetë 19-vjeçari nuk mund të fshehte lumturinë për nënshkrimin e kontratës së re.
“Jam shumë i lumtur. Bayerni është një nga klubet më të mira në botë dhe për mua është një ëndërr që po realizohet. U ndjeva i lumtur që nga dita e parë kur erdha këtu. Dua të fitoj sa më shumë tituj të jetë e mundur, është në mentalitetin e këtij klubi të fitosh gjithçka”, ka thënë ai.
Alphonso Davies këtë vit ka lnë gojëhapur të gjithë me shpejtësinë e tij, por edhe lojën e pjekur edhe pse i ri në moshë. /Telegrafi/