Site icon Telegrafi

Zyrtare: Bartra, katër javë jashtë fushave

Marc Bartra do t’i mungojë Borussia Dortmundit për katër javët e ardhshme.

Ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve e Dortmundit ndaj Monacos, ka rezultuar fatale për mbrojtësin spanjoll, Bartra.

Lexo po ashtu Policia thotë pritni informatat zyrtare, kurse mediat spekulojnë se i lënduari është Marc Bartra

Kjo pasi, në afërsia të autobusit të skuadrës gjermane ka pasur shpërthime me bombë, të cilat kanë rezultuar me lëndime për Bartran.

Bartra pësoi thyerje në krahun e tij, teksa brenda dorës së tij mbeten edhe disa copëza të shpërthimit, të cilat u hiqen vetëm pas operacionit që përfundoi me sukses.

Lexo po ashtu Bartra mban premtimin, pasi e gjeti tifozen ‘guximtare’ ia dhuron edhe fanellën (Foto)

Pas këtij operacioni, klubi gjerman ka dalë me një komunikatë zyrtare ku ka deklaruar se Bartra do të jetë jashtë fushave për katër javë. /Telegrafi/

Exit mobile version