Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ballkani sjell edhe përforcimin e pestë

Tashmë ka nisur miniafati kalimtar i transferimeve të futbollistëve edhe në Kosovë.

Skuadra e Ballkanit ka nisur të përforcohet me lojtarë për sezonin pranveror të futbollit.

“Portokallinjë” e Therandës sot kanë prezantuar mesfushorin nga Mali i Zi, Edvin Kuc.

Ky i fundit ishte pjesë e ekipit malazez, Rudari ndërkohë që në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave të tilla, si Decic dhe Mlados.

Gjithashtu vlen të theksohet se ka bërë karrierë edhe në Çeki te skuadra Usti nad Labem.

Ndryshe, Ballkani deri më tani ka afruar në radhët e veta Aidoo Joseph dhe Bledar Hajdinin, Visar Sahitin dhe Tarik Cmajcan.

Ndryshe, Ballkani sezonin vjeshtor e ka përfunduar në pozitën e nëntë të renditjes tabelore të IPKO Superligës. /Telegrafi/

Exit mobile version