Portieri llapjan, Bledar Hajdini ka nënshkruar me klubin nga Suhareka, Ballkanin.
Superliga e Kosovës ka përfunduar sezonin vjeshtor me ndeshjet e fundit të zhvilluara javën e kaluar.
Megjithatë, skuadrat kosovare nuk po qëndrojnë duarkryq dhe po mendojnë për sezonin pranveror.
Njëri nga klubet që nuk ka ndalur punën është Ballkani, i cili sot (e premte) gjatë ditës ka përfunduar me sukses një transferim të ri.
Është portieri llapjan, Bledar Hajdini, i cili ka kompletuar transferimin te klubi nga Suhareka.
Njoftimi i transferimit të Hajdinit erdhi nga vet Ballkani me anë të një postimi nga profili zyrtar në Facebook.
Më poshtë keni postimin pa ndërhyrje të Ballkanit:
“Bledar Hajdini, përforcimi i parë
Therandë, 14 dhjetor 2018, – FC Ballkani ka arritur akord bashkëpunimi me portierin Bledar Hajdini.
Bledari është i huazuar nga FC Llapi në skuadrën tonë dhe është prezantuar nga drejtori sportiv z.Lulzim Kolgeci dhe menaxheri i skuadës z.Idriz Hajrizi.
Faleminderit për mundësine e bashkpunimit Kryetarit të FC Llapit Z. Tahir Batatina
Na priftë e mbara”.
/Telegrafi/