Telegrafi

Zyrtare: Ayman Kari rinovon me PSG-në

Paris Saint-Germain konfirmuar përmes një njoftimi se ka rinovuar kontratën me Ayman Karin.

Klubi parisien në komunikatë specifikoi se talenti ka nënshkruar kontartë deri në vitin 2024.

“Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e Ayman Karit. Mesfushori tashmë është i lidhur me klubin kryeqytetas deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin  e PSG-së.

“Pas fillimit të karrierës në US Villejuif, Ayman Kari hyri në Qendrën Paraformuese parisiene në moshën 11-vjeçare. Më pas ai iu bashkua Qendrës Stërvitore të Klubit ku së pari luajti me U17-të përpara se të vendosej si titullar në ekipin U19”.

“I përzgjedhur për ekipin e Francës U18 tri herë, ai luajti gjatë sezonit të kaluar me U19 Rouge & Bleu, në 25 ndeshje në ligë (1 gol), 7 në ligën e të rinjve dhe 3 në Gambardella. Mesfushori 17-vjeçar u kurorëzua edhe me “Titi d’Or” 2021, një trofe që shpërblen lojtarin më të mirë në Qendrën Stërvitore”.

“Klubi i uron Aymanit suksese të vazhdueshme në fanellën e Paris Saint-Germain”, përfundon njoftimi i tyre. /Telegrafi/