Aston Villa ka konfirmuar se Steven Gerrard nuk do të jetë më trajner i tyre.
Një nisje e keqe e kampionatit këtë edicion, ka bërë që klubi të marr këtë vendim, pasi edhe sot humbë ndaj Fulham me rezultat 3-0.
Vetëm dy fitore dhe tre barazime nga 11 ndeshje me nëntë pikë të tubuara ishin rezultatet e legjendës së Liverpoolit.
“Aston Villa mund të konfirmojë se trajneri Steven Gerrard është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.
Zëdhënësi i klubit e falënderoi Gerrardin për punën e bërë në klub deri më tani.
Aston Villa Football Club can confirm that Head Coach Steven Gerrard has left the club with immediate effect.
— Aston Villa (@AVFCOfficial) October 20, 2022
“Ne dëshirojmë të falënderojmë Steven për punën dhe angazhimin e tij të palodhur dhe t’i urojmë atij mirë në të ardhmen”, ka thënë ai.
Aston Villa mban vendin e 17-të në Ligën Premier. /Telegrafi/