Telegrafi

Zyrtare: Arlind Ajeti lojtar i ri i Padovas

Arlind Ajeti ka kryer vizitat mjekësore para katër ditësh, ndërsa sot është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Padovas.

Qendërmbrojtësi ishte lojtar i lirë që pas largimit nga Reggiana dhe së fundmi Padova e ka bindur atë dhe ka nënshkruar.

Ajeti kishte dalë edhe në stërvitje sot dhe pasdite ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Kontrata e mbrojtësit do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2022, që i bie deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Në marrëveshje ka edhe një klauzolë që e rinovon edhe me një sezon marrëveshjen, nëse Padova do të ngjitet në Serie B. /Telegrafi/